MENU
klinika

Futbollisti kuqezi

Shitën mbrojtësin 35 mln euro, tani duan Kumbullën

25.07.2022 - 17:50

Lëvizjet domino në merkaton e futbollistëve shpesh janë të pashmangshme. Torino humbi pak ditë më parë shërbimet e Bremer, teksa e shiti te Juventus për 35 milionë euro. Klubi Granata ka nisur kërkimet për një mbrojtës dhe klubi duket se i ka idetë e qarta.

Torinezët synojnë të afrojnë në skuadër Marash Kumbullën, teksa propozojnë një huazim me të drejtë blerjeje. Gjithsesi, sipas mediave italiane, trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka deklaruar se futbollisti shqiptar nuk është në shitje.

Kumbulla shihet si pjesë e rëndësishme e skuadrës për sezonin që vjen. 22 vjeçari është përfolur shumë gjatë kësaj periudhe për një largim të mundshëm, por si duket, një gjë e tillë s’do ndodhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN