MENU
klinika

Përmbytje në jug, rrufetë “ndezin” Prishtinën

Shqipëria po “digjet”, në Kosovë mot i çmendur

28.07.2022 - 11:03

Një pjesë e mirë e territorit të Kosovës është përfshirë nga mot i keq gjatë pasdites së vonë dhe mbrëmjes së sotme.

Qytete si Kaçaniku dhe Ferizaj janë pushtuar ngë ujërat për shkak të shirave të dendur, ndërkohë që era e fortë ka rrëzuar pemë dhe ka shkaktuar dëme në biznese, raporton abcnews.al.

Siç duket edhe nga fotot e publikuara nga rrjetet sociale, ujërat kanë marrë “kontrollin” nëpër rrugët e Ferizajt, ndërkohë që Prishtina ka përjetuar një spektakël rrufesh.

Dhjetra të tilla kanë pushtuar qiellin e kryeqytetit të Kosovës brenda pak minutash duke krijuar një spektakël në qiell.