MENU
klinika

Në 24 orë janë raportuar 14 vatra

Shqipëria vijon betejën me flakët

23.07.2022 - 12:08

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri.

Janë angazhuar 190 forca operacionale në terren me 28 mjete, ku përfshihen forcat zjarrfikëse, policisë së shtetit, forca vullnetare, trupa të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor si dhe punonjës të emergjencave civile vendore, të cilat bënë të mundur izolimin e plotë dhe shuarjen e vatrave:

-në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, në fshatin Burbullush në bashkinë Vau-Dejës, në fshatin Mashë, në Fshatin Radë dhe në mbikalimin e Fllakës, Durrës, në Tragjas të Vlorës, në Vergo të Delvinës, në fshatin Plashnik i Madh dhe Terpan të Poliçanit, Bogovë të Skraparit, Kodër Krastë të Elbasanit dhe fshatin Kukur të Gramshit

Aktualisht janë aktive 2 vatra zjarri në:

-Bërzanë në bashkinë Lezhë ku operacioni nisi që në orën 5 te mëngjesit nga forcat e armatosura dhe forcat e pushtetit vendor, për fikjen përfundimtare të vatrave dhe në fshatin Shetaj të Durrësit ku është vetëm një vatër aktive, e cila zhvillohet me Intensitet të ulët.

Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin.

Qytetarët janë paralajmëruar që të jenë të kujdesshëm përgjatë fundjavës, pasi sipas Institutit të Gjeoshkencës parashikohen ditë të nxehta në të gjithë vendin dhe risku nga zjarret është i lartë.

Gjithashtu janë paralajmëruar mos hedhin bishtat e cigareve në zona ku ka bar, pasi ekziston mundësia për nisjen e një zjarri!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet Drejtori për Zonat e Mbrojtura

“U ndezën vatra nga barinjtë pas shpinës tonë!”