MENU
klinika

Mësojini...

Shtatë ndryshime në stilin e jetës që ju ndihmojnë për tiroiden

09.07.2022 - 08:30

1. Rregulloni regjimin e gjumit

Kur tiroidja nuk funksionon siç duhet, ju mund të ndiheni të lodhur, të rraskapitur e madje të keni edhe pagjumësi. Vendosja e një regjimi të rregullt të gjumit është e rëndësishme. Sipas mjekëve, synoni të flini 8 orë dhe përpiquni të shkoni në shtrat në të njëjtën kohë çdo natë.

2. Kryeni aktivitet fizik të moderuar

Ushtrimet e rregullta stimulojnë tiroiden të bëjë punën e saj, por kujdes pasi aktiviteti i tepërt fizik mund ta rëndojë atë. Ushtrimet aerobike me intensitet mesatar, ecja, noti dhe joga janë zgjedhje fantastike për personat me probleme të tiroides.

3. Praktikoni menaxhimin e stresit

Stresi bën që substancat si kortizoli dhe adrenalina të çlirohen, duke shkaktuar një mori shqetësimesh që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në tiroiden tuaj.

4. Ndryshoni dietën tuaj

Dieta të veçanta janë krijuar posaçërisht për njerëzit me sëmundje autoimune si Tiroiditi i Hashimoto, ose “hipotiroidizmi autoimun”. Soja, gluteni dhe ushqimet me shumë yndyrë mund të ndërhyjnë në medikamentet e tiroides dhe të ndikojnë negativisht duke penguar trupin të përthitë hormonet e tiroides, ndaj duhet të shmangen.

5. Provoni alternativat bimore

Mjekimet bimore janë duke u përdorur gjithmonë e më shumë, por sigurohuni që të flisni me një mjek më parë, veçanërisht nëse jeni duke marrë mjekim për tiroiden. Ndihmon gjithashtu në mbështetjen e gjëndrave mbiveshkore, të cilat janë të rëndësishme për funksionimin e tiroides.

6. Pyesni për suplementet

Vitaminat dhe shtesat e tjera janë gjithashtu të njohura në trajtimin e gjendjeve të tiroides. Tiroidja ka nevojë për shumë vitamina dhe minerale të ndryshme për të prodhuar hormonet e saj, thjesht sigurohuni që të flisni me mjekun tuaj para se të filloni ndonjë shtesë.

7. Konsideroni medikamentet

Nëse mjeku juaj ju ka diagnostikuar me një gjendje të tiroides, veçanërisht nëse është autoimune, duhet të konsideroni marrjen e një medikamenti shtesë.