Të dukeni bukur gjatë pushimeve në plazh nuk mjafton vetëm të keni rroba banjo të bukura, por edhe të keni një mantel ose kimono të bukur sipër gjatë kohës kur jeni në lokal apo në një restorant. Disa nga yjet e showbiz-it shqiptar na tregojnë disa zgjedhje që kanë bërë, të cilat padiskutim i bëjnë të duken shumë bukur dhe janë sugjerime për t’u konsideruar.
Bora Zemani teksa mban rroba banjo në ngjyrë të zezë, sipër ka një kimono poashtu të zi që vërtet i shkon shumë. Shoqëruar me një kapelë kashte dhe syze dieli, ky sugjerim i Borës nuk duhet humbur.
Einxhel Shkira ndërkohë ka zgjedhur një këmishë në ngjyrë portokalli dhe një kapelë të bardhë. Duke e kompletuar look-un me një çantë kashte, Einxhel padyshim që shkëlqen.
Nevina Shtylla ka zgjedhur një fustan të shkurtër në ngjyrë të bardhë, teksa mbante edhe një kapelë kashte, dhe padyshim është një zgjedhje për t’u konsideruar.
Dojna Mema na ka surprizuar me zgjedhjet e saj në veshje gjatë shtatzanisë, teksa edhe kur ka shkuar në plazh dukej vërtet bukur, ndërsa mbante një palë xhinse dhe një xhaketë poashtu xhins sipër.
Bukuroshja Adrola Dushi gjithashtu na ka sjellë një sugjerim për veshje gjatë pushimeve verore në det. Adrola kishte veshur pantallona të shkurtra të çelëta, shoqëruar me një këmishë poashtu të çelët.
Sarah Berisha na ka prezantuar jo pak herë trende dhe sugjerime shumë të vlefshme. Bukuroshja këtë herë kishte një set në ngjyrë të çelët siper rroba banjove të gjelbra, duke e kompletuar lookun me një çantë kashte.