MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si lidhet vitamina D me fertilitetin tek femrat?

30.07.2022 - 11:02

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Si lidhet vitamina D me fertilitetin tek femrat?

Mjeku: Për femrat që janë duke kërkuar një shtatzëni, vitamina D duket se lidhet me një fertilitet më të mirë, por edhe me një shtatzëni më të shëndetshme.

Nivelet e vitaminës D në gjak prej 30mg/ml ose më shumë shoqërohen me shanse më të larta për shtatzëni. Disa prej studimeve (por jo të gjitha) tregojnë se normalizimi i niveleve të vitaminës D shoqërohet me rritje të shanseve për sukses (pra për të lindur një fëmijë) përmes trajtimeve të fertilitetit, përfshirë këtu edhe Fertilizimin in Vitro (homolog dhe heterolog).

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja cilat janë ushqimet që e kanë me tepri atë

10 shkaqet e mungesës së vitaminës D