MENU
klinika

Dyshohet se fshehu shpenzimet e bixhozit dhe…

Si nisi hetimi për Petrit Fushën, ish-kreun e Prokurorisë

28.07.2022 - 10:56

Vetingu e shënjestroi për fshehjen e një resorti që gjendet në periferi të Tiranës dhe për mosdeklarimin e aktivitetit të të vëllait, që rezulton të jetë me rekorde kriminale.

Kanë qenë këto të dyja pikat kryesore që çuan në tërheqjen nga barra e provës së ish-kreut të Akuzës së Tiranës, Petrit Fusha, 3 vite më parë nga sistemi i drejtësisë. Hetimet ndaj tij kanë filluar në Prokurorinë e Durrësit në vitin 2020, pasi disa kallëzime ndaj tij dhe subjekteve të tjera u referuan për kompetencë në këtë prokurori nga SPAK-u dhe pas verifikimeve dhe hetimeve bëhet me dije se ai është marrë i pandehur. Vendimi u bë i ditur dje nga ana e Prokurorisë e Përgjithshme ku u mësua se ish-kreu i Prokurorisë së Tiranës, që dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë për të mos iu nënshtruar vetingut, është vënë nën akuzë për deklarim të rremë pasurie.

NJOFTIMI

Lajmi konfirmohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës. “Nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, raporti me rezultatin përfundimtar të hetimit administrativ për ish-prokurorin Petrit Fusha, ku kërkohet të hetohet për faktet në kuadër të rivlerësimit kalimtar.

Ky fakt ka shërbyer për regjistrimin e çështjes penale, në ngarkim të tij dhe më pas ka sjellë marrjen e tij me cilësinë e të pandehurit.

Nga hetimi i çështjes, rezulton së shtetasi Petrit Fusha, në deklaratat periodike vjetore dhe gjatë procesit të rivlerësimit, ka deklaruar rrethana të rreme në lidhje me pasuritë që ai disponon dhe që kishte në pronësi, për mënyrën e fitimit të pronësisë mbi këto objekte dhe sipërfaqe toke, si dhe ka kryer veprime fiktive në lidhje me dhënien me qira të disa objekteve në pronësi të tij, pasi ka rezultuar se qiramarrësit nuk kanë pasur aftësi financiare për të paguar të ardhurat nga qiraja, si dhe shtetasi Petrit Fusha nuk ka deklaruar shpenzime të kryera në lojërat e fatit gjatë viteve 2010 deri në 2016, shpenzime që kapin vlera të konsiderueshme financiare. Lidhur me rastin në fjalë, prokuroria po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të çështjes penale”, thuhet zyrtarisht nga Prokuroria e Durrësit.

Nëse Fusha do të shpallet fajtor për deklarim të rremë të pasurisë ai rrezikon të dënohet me gjobë, ose me burgim deri në 3 vjet.

ISH-KRYEPROKURORI I TIRANËS

Personi që shërbeu si drejtues i Prokurorisë së Tiranës dha dorëheqjen në shkurt të 3 viteve më parë, pasi u njoh me rezultatet e hetimit 1-vjeçar kundër tij nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke i kursyer vetes ballafaqimin me barrën e provës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e nisi procesin e vetingut për Petrit Fushën në janar të vitit 2018 dhe e përfundoi hetimin kryesisht në shkurt 2019-s. Petrit Fusha ka ushtruar detyrën e prokurorit nga viti 1997 deri më 28 shkurt 2019, kur vendosi të largohej me dorëheqje nga sistemi.

Ai ka punuar në Prokurorinë e Tiranës për një periudhë 15-vjeçare dhe u emërua drejtues i kësaj prokurorie në vitin 2013. Në vitin 2017, Fusha u transferua në Prokurorinë e Përgjithshme.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin