MENU
klinika

Flakët ende aktive në Berzanë, Terpan e Shetaj

Situata e zjarreve në 24 orët e fundit

24.07.2022 - 13:28

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri.

Jane shuar 13 vatrat zjarri dhe konkretisht:

Ne fshatin Mollas, Cerrik, në fshatin Ramanat, bashkia Durrës,në fshatin Bogovë, bashkia Skrapar, në fshatrat Kishe Arrë dhe Barbullush, bashkia Vau Dejës, në fshatrat Kosan, Zagorë, dhe Dragovojë, bashkia Malesi e Madhe, në fshatin Rrenc, bashkia Shkodër,në fshatin Risili, bashkia Vlorë , në fshatin Panaja dhe Kerkovë, bashkia Vlorë, në fshatin Karbunarë, bashkia Lushnjë.

Gjate 24 oreve te fundit jane angazhuar 26 mjete zjarrfikese , 99 efektive zjarrfikes, 11 forca bashkiake, 9 forca nga Agjensia Kombetare e zonave te mbrojtura, 12 forca nga sherbimi pyjor, 35 forca vullnetare si dhe janë angazhuar kapacitetet ne nivelin qendror, 32 efektive te Forca te Armatosura dhe 20 forca te policisë se shtetit

Aktualisht janë aktive 5 vatra zjarri në:

Ne Berzane në bashkinë Lezhë ku gjate dites se djeshme situata agravoi ne oret e pasdites por nga puna e forcave ne terren eshte arritur te vihet nen kontroll. Diten e sotme ka vijur serish operacioni ne oret e para te mengjesit per shuarjen perfundimtare te vatres.

Zjarri në fshatin Terpan në vendin e quajtur “Qafa e Kumbulles”, bashkia Poliçan, ku jane angazhuar kapacitetet ne nivel qarku dhe eshte arritur mbajtja jashte rrezikut te lagjeve Mema dhe Hyraj. Sot ka vijuar puna per shuarjen perfundimtare te tij.

Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, eshte aktualisht vetem nje vater e cila vijon djegien brenda perimetrit te saj me intesitet te ulet. Forcat e sherbimit zjarrfikes bejne monitorimin e saj pergjate gjithe 24 oreshit.

Jane izoluar vatrat ne Qarkun Elbasan ajo ne bashkine Prrenjas në pyll ahu në zonen e mbrojtur në Starovë dhe fshatin Funaras te bashkise Librazhd. Diten e sotme ka filluar nderhyrja nga forcat operacionale per shuarjen perfundimtare te tyre.

Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile si ato ne nivelin vendor dhe ne nivelin qendror janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin.

Ministria e Mbrojtjes/AKMC ju ben thirrje qytetarve per nje kudes te shtuar ne këto dite me temperatura te larta, ne përdorimin e mjeteve qe mund te shkaktojnë zjarr.

E përsërisim me force mos hidhni në asnjë rast bishtat e cigareve në zona ku ka bar, pasi ekziston mundësia për nisjen e një zjarri! Mos ndizni zjarre në pyje! Nëse ndizni zjarr në kamping, mos u largoni pa u siguruar që është fikur tërësisht!

Pastrimi i kullotave me anë të zjarrit bëhet vetëm me autorizim të ndërmarrjes pyjore të rrethit ku ndodhet kullota. Ju lutemi qytetarëve raportoni menjëherë vatrat e zjarrit pranë shërbimeve zjarrfikëse, në mënyrë që ato të izolohen sa më parë, për të mos rrezikuar të çojnë në dëme të pallogaritshme.

Ju rikujtojmë se zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në 24 orë janë raportuar 14 vatra

Shqipëria vijon betejën me flakët


Nga trafikimi i të miturave në Rumani te akuzat për zhdukjen e ‘Renit’

Kush është Deniz Xhija?

Qytetet që rrezikohen nga përmbytjet

Reshje shiu në të gjithë Shqipërinë

Në një hotel në shoqërinë e të dashurës

Publikohen pamjet e fundit të Ervis Martinaj