MENU
klinika

Samiti i Iranit, hakerat: “Konferenca e Durrësit, çelësi i ferrit..."

Sulmi kibernetik “shemb në themele” shtetin, merren edhe dokumente sekrete!

25.07.2022 - 09:53

Ata duket se tashmë nuk janë vetëm zotër të të dhënave tona personale dhe shtetërore, por madje ‘pushtues’ të çdo dokumenti me rëndësi që mbartin institucionet shtetërore.

Dy ditë pasi vendi ra në qetësi nga një reagim i qeverisë dhe i zyrtarëve të AKSHIt që iu treguan shqiptarëve që faqet ishin kthyer dhe tashmë ata mund t`i regjistronin, madje edhe fëmijët e tyre në klasën e parë. Por në fakt ata teksa dhanë numrin e shërbimeve që ishin rikthyer dhe pjesën që ende ishin në betejë me armikun e padukshëm dhe të jashtëm, u bë me dije se shqiptarët që jetonin jashtë vendi nuk e kishin atë akses, por që shumë shpejt do t’iu vinte.

Sulmi kibernetik që nisi 10 ditë më parë ndaj faqeve online të qeverisë u tha se po kryhej nga një shtet i huaj, por ajo që ishte më e rëndësishme në këtë sulm ishte kërcënimi ndaj autoriteteve shqiptare të cilët u detyruan të veprojnë konform kërkesave të tyre. U dha një sinjal që shtetit, në disa prej faqeveshërbim të tij iu kishte vënë një gjobë prej 30 milion eurosh, fakt që u kontestua dhe u kundërshtua fort nga ana e kryeministrit të vendit.

Por ajo që është shfaqur ditën e djeshme në postat elektronike të disa personave një mesazh me përmbajtje të drejtpërdrejtë kërcënuese e që lidhej me Samitin e Iranit të Lirë që do të mbahej posaçërisht me 23 dhe 24 korrik.

Ata ndër të tjera kanë shfaqur fakte dhe të dhëna që në faqet online të qeverisë ata kanë mundur të marrin dhe të përvetësojnë dokumente të rëndësishme, ndërkohë që ekspertët tanë kanë mundur vetëm ta bllokojnë shfaqjen e tyre në Shqipëri, por kanë qenë qytetarë të ndryshëm nëpër vendet e tjera të cilët kanë mundur të fiksojnë pamje kërcënuese.

Ata dje kanë lënë edhe porosi për sulmet aktuale dhe atyre që priten të shfaqen institucioneve shtetërore e kryesisht bankave., ndërkohë që prokuroria dhe grupi i ekspertëve që po merren me bllokimin e sulmit e deri të hetimi i rastit nuk kanë mundur të hedhin dritë mbi asnjë gjurmë të këtyre autorëve.

PARALAJMËRIMI

Sipas të dhënave që është bërë e mundur të mblidhen nga shqiptarë që jetojnë jashtë vendi, “Anonymous Albania” një faqe hakerash shqiptarë të paidentifikuar, ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online qeveritare. Sipas njoftimit të tyre, sulmi kibernetik ka nisur fillimisht te serveri i AKSHI-t që ka nën kontroll serverat e qeverisë, ku fillimisht hakerat kanë gjetur të gjitha email-et e AKSHI-të me një skanim të serverit.

Ata bëjnë me dije se sulmi është i njëjtë si në vitin 2016 me NSA. “Anonymous Albania” u ka bërë thirrje institucioneve të shtetit që të kenë kujdes me email-et që ju vijnë me PDF. Po ashtu ata iu bëjnë thirrje bankave të kenë kujdes, pasi një sulm shumë i rëndë po vjen për shqiptarët. Madje ata kanë lënë edhe një mesazh në formën e një njoftimi të plotë ku japin jo vetëm mekanizmin se si do të kryhet sulmi, por madje edhe se si ende nuk ka ardhur goditja më e rëndë që pritet të marrin bankat kryesisht.

Tashmë e dimë që Prokuroria e Tiranës ka hapur hetimet për katër vepra penale për sulmet e realizuar ditë më parë, ndërkohë që sulmet jo vetëm që kanë vijuar, po madje pretendohet e faktuar me dokumente të fotografuara se janë marrë dokumente të rëndësishme dhe po përdoren. Por sërish AKSHI dhe qeveria njëzëri pohojnë se sapo kanë nisur betejën me “armikun” dhe madje kanë në mbështetje edhe NATO-n.

FAQET E GODITURA HAPEN JASHTË

Hakerat që goditën zyrat e shtetit shqiptar, duke arritur të hyjnë në serverat e dokumenteve zyrtare, bëhet me dije konkretisht se kanë arritur të marrin prej andej dokumente të ndryshme, në një faqe të tyren në ueb. Faqja është e pamundur të hapet nga Shqipëria, por ata kanë publikuar dokumente origjinale.

Kjo faqe mund të hapet vetëm nga jashtë Shqipërisë, sepse kompanitë që shpërndajnë internet në Shqipëri e kanë bllokuar mundësinë për të parë se çfarë publikohet. Disa nga dokumentet dhe mesazhet që hakerat kanë publikuar janë shpërndarë ditën e djeshme edhe në rrjetet sociale.

Shtyrja e samitit në “Ashraf 3”, heshtin institucionet

Sipas një pamjeje që është bërë publike ditën e djeshme në të shfaqet mesazhi i cili kërkon që Shqipëria të mos lejojë mbajtjen e samitit të opozitës iraniane. Në këtë mesazh shkruhet: “Konferenca e Durrësit, çelësi i ferrit ose fundi i zjarrit”.

Ky mesazh kërkon që të mos mbahej samiti i opozitës iraniane që është strehuar në Shqipëri. Ky samit me pjesëmarrjen e gjithë grupeve që janë kundër regjimit në Iran, do të mbahej në Durrës me 23 dhe 24 korrik, por ai jo vetëm u shty, po madje u bë më dije se nuk dihej se kur do të mbahej. Por një ditë para samitit, u lajmërua anulimi i tij për shkak të kërcënimeve terroriste.

Muxhahedinët thanë se ishte kërkesa e qeverisë shqiptare që çoi në anulimin e takimit. Në fakt, në këtë mënyrë është përmbushur edhe kërkesa e hakerave që sulmuan dokumentet e shtetit shqiptar. Por hakerat nuk kanë të ndaluar e madje shteti shqiptar dhe asnjë institucion sigurie nuk reagoi në lidhje me atë deklaratë që tregonte se samiti po shtyhej për shkak të kërcënimit terrorist!

"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!