17.07.2022 - 21:20
Një sulm të mirëorganizuar dhe të fuqishëm e konsideroi eksperti i IT-së Gent Progni, atë që shënjestroi sot institucionet qeveritare në Shqipëri.
Ai vuri në dukje se mbyllja ose fikja e sistemit ka qenë veprimi i duhur në mënyrë që të shmanget vjedhja e të dhënave.
Eksperti paralajmëroi se nëse nuk bëhemi gati për këtë luftë të së ardhmes do kemi dëme kolosale, në ekonomi dhe jo vetëm.