MENU
klinika

Thirrja e Presidentit Meta

“Të ndërpriten urgjentisht pagesat fiktive për inceneratorët”

13.07.2022 - 22:12

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë me një thirrje të fortë, duke kërkuar që të ndërpriten në mënyrë urgjente pagesat fiktive për inceneratorët dhe të shtohet fondi për mbrojtjen nga zjarret.

Teksa i referohet rastit të fundit të zjarrit që ka përfshirë malin e Çikës në Vlorë, Kreu i Shtetit akuzon qeverinë se nuk shpenzon asnjë cent për fondin e mbrojtjes nga zjarret, ndërsa për inceneratorë çdo ditë paguan mijëra euro.

Ai thekson se e konsideron kriminale mosnxjerrjen e mësimeve nga e kaluara dhe mosveprimin në kohë në lidhje me zjarret.

“I bëj thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse qendrore dhe vendore, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë së Mbrojtjes Civile të ngrihen në këmbë, të marrin në dorë situatën dhe të reagojnë me urgjencë”, mbyll reagimin e tij Ilir Meta.

REAGIMI I PRESIDENTIT ILIR META

TË NDËRPRITEN URGJENTISHT PAGESAT FIKTIVE PËR INCENERATORËT DHE TË SHTOHET FONDI PËR MBROJTJEN NGA ZJARRET!

Për tre ditë me rradhë vatrat e zjarrit në Malin e Çikës në Vlorë po shkatërrojnë hektarë pyje, pasuri publike.

Siç dëshmon dhe kjo foto e fundit, flakët po përparojnë me shpejtësi drejt fshatit turistik të Dhërmiut, të tejmbushur me turistë, duke kërcënuar gjithashtu Kondraqin dhe Borshin.

Për fat të keq, Qeveria që paguan çdo ditë mijëra euro për mafien e inceneratorëve, vijon të mos shpenzojë as 1 cent për të shtuar fondin për mbrojtjen nga zjarret.

Lënia në mëshirë të fatit të pasurisë natyrore dhe moskokëçarja përballë kërcënimit serioz të shëndetit, jetës dhe pronës së qytetarëve është tronditëse!

I bëj thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse qendrore dhe vendore, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë së Mbrojtjes Civile të ngrihen në këmbë, të marrin në dorë situatën dhe të reagojnë me urgjencë!

E konsideroj kriminale mosnxjerrjen e mësimeve nga e kaluara dhe mosveprimin në kohë në lidhje me zjarret!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN