MENU
klinika

Ç’do të ndodhë me motin në pjesën e dytë të ditës

Temperaturat arrijnë 41 gradë gjatë paradites

05.07.2022 - 09:38

Mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave në vend ku në zonat veriore dhe verilindore do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurtra shiu, herë pas here priten dhe mini- stuhi breshëri. Sipas MeteoAlb, mbrëmja dhe nata përmirësojnë sërish motin duke ri-sjellë kthjellimet në territor.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes POR konstante vijojnë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 41°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Republika e Kosovës

Do të vijojë në ndikimin e masave ajrore nga Afrika republika e Kosovës duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin e Kosovës por pas- mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës të lartë në ajër duke gjeneruar rrebehse shiu si edhe mini-stuhi breshëri. Në shumë zona të Kosovës do të këtë edhe shkarkesa elektrike.