Tenisti spanjoll Rafael Nadal është tërhequr nga gjysmëfinalja e grand slam të Wimbledon që do të luante nesër ndaj australianit Nick Kyrgios. Dëmtimi që pësoi një ditë më patë në çerekfinalen ndaj Fritz duket se është më i rëndë se sa mendohej.
Përmes një postimi në rrjetet sociale dhe pasi ka komunikuar me organizatorët e turneut londinez, Nadal ka konfirmuar tërheqjen e tij, duke iu “dorëzuar” dëmtimit. Mjekët kanë këshilluar fituesin e 22 grand slam të mos luajë, për të evituar që dëmtimi të jetë më i rëndë.
Spanjolli ka kryer sot pasdite një rezonancë magnetike në gjoks, ku është evidentuar një tërheqje me 7 mm. Nadal ka kryer edhe një seancë stërvitore për të provuar të rikuperojë, por ka qenë e pamundur. Kështu, Nick Kyrgios shkon direkt në finale, për herë të parë në finalen e një grand slam në karrierën e tij.
We’re sad to see it end this way, @RafaelNadal
Thank you for another year of unforgettable moments at The Championships#Wimbledon pic.twitter.com/XadiEVxaWF
— Wimbledon (@Wimbledon) July 7, 2022