01.07.2022 - 18:50
Loriana Kuka i ka siguruar Kosovës edhe një medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, që po mbahen në Algjeri. Xhudistja kosovare e fitoi medaljen e artë, pasi në finale e mposhti francezen, Chloe Buttigieg
Loriana Kuka këtë medalje e fitoi në kategorinë deri në 78 kilogramë. Ajo fitoi në kohën shtesë me “Waza-ari”. Kosova i kishte fituar edhe katër medalje tjera në xhudo, dy të arta, me Distria Krasniqin e Laura Fazliun dhe dy të bronzta me Akil Gjakovën dhe me Flaka Loxhën.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Xhudo sjell 2 medalje ari