MENU
klinika

Situata e sulmuesit shqiptar

Tuchel e do dhe kërkon huazim, Broja mendon ndryshe

20.07.2022 - 22:56

E ardhmja e Armando Brojës është në udhëkryq. Sulmuesi u kthye te Chelsea pas huazimit te Southampton, teksa mbetet të mësohet e ardhmja.

Për sulmuesin shqiptar vështirë se do të ketë hapësira në Londër, për shkak se konkurrenca është e madhe. Në këto kushte, Chelsea është në negociata për shitjen e futbollistit te West Ham. Gjithsesi, sipas asaj që shkruan gazetari Fabrizio Romano, trajneri i bluve, Tomas Tuchel po insiston për qëndrimin e Brojës.

“Chelsea dhe West Ham janë ende në negociata direkte për marrëveshjen rreth Armando Brojës. Chelsea tani po lufton për të mbajtur Armandon, Tuchel është një fans i madh i tij, dëshiron që ai të qëndrojë.

West Ham është ende duke shtyrë për transferimin. U është thënë se nuk ekziston mundësia për një huazim, po diskutohet tashmë vetëm transferim i plotë” – shkruajti ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN