MENU
klinika

"Albania Turistica"

Turistë, 100 vjet më parë: pa rrugë dhe pa higjenë…

10.07.2022 - 12:07

         Përpjekjet për të pasur njëfarë turizmi edhe pse në kushte të vështira dhe varfëri, nuk kanë qenë të pakonsiderueshme në Shqipërinë e para një shekulli. Shqipëria ka qenë destinacion turistik që në vitin 1929.

Të tilla dokumente i sjell Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, duke publikuar materiale që i referohen revistës ”Shqipëria Turistike”, botuar në vitin 1929, nga kompania “Adriatica” me qendër në Venecie, Itali.

Kjo revistë dëshmon ekzistencën e linjave të anijeve dhe avionëve për të gjithë turistët, të huaj apo shqiptarë, që preferonin të vizitonin Shqipërinë.

Ndërkohë në një postim të Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër, thuhet se që në nëntor 1934, revista kulturore “Minerva” në numrin e saj 25-të, përshkruan malet dhe zonat e Dukagjinit, duke bërë një guidë të thjeshtë turistike të zonës së Dukagjinit në përgjithësi dhe të Thethit, në veçanti.

Një përshkrim-guidë prej 4 faqesh, nga faqja 21-24, i shoqëruar me 7 fotografi të peizazheve natyrore të zonës (Shtegu i Dhenve, Ujëvara në Shosh, Gryka e Ndërshqemit /Porta e Shalës, Lumi i Shalës, Qafë e Valbonës dhe Rrogami, Jezerca dhe grup alpinistësh).

Shkrimi i veçantë për Dukagjinin tregon potencialet e tij turistike, por edhe problemet që identifikon autori si hapja e rrugës së makinës dhe sistemimi i shtëpive për të pritur turistë.

Ndërsa nëse i referohemi “Archivio Centrale dello Stato” (Itali), mbi turizmin ne Shqipëri, përpara vitit ’39, thuhet se Shqipëria kishte struktura turizmi, por ishin të prapambetura e me kushte të dobëta higjenike.

Më pas, me ndërhyrjen italiane, Shqipëria turistike u promovua edhe nga Lloyd Triestino, kompani e rëndësishme e trasportit detar, si dhe në aktivitetet e panairit “Fiera del Levante” të qytetit të Barit.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit