MENU
klinika

Supergrabitja në Fushë-Milot që përçau një familje

U prezantuan si policë, i moshuari rrëfen se si ia vodhën kasafortën

12.07.2022 - 11:59

Grabitja e një shumë të madhe parash përçau një familje. Ngjarja ndodhi në vitin 2019 në zonën e Fushë-Milotit, ku u grabitën 500 mijë euro në një kasafortë në katin e dytë të një banesë.

Konflikte, akuza dhe kundërakuza kanë shpërthyer brenda familjes. Ndonëse kanë kaluar shumë kohë, ende nuk dihet se kush është autori i ngjarjes, që hyri në banesën e kësaj familje dhe arriti që të merrte  këtë shumë parash. Rreth orës 16:30 minua të datës 19 nëntor të 2019-ës disa persona që u prezantuan si punonjës të policisë hynë në banesën në Fushë-Milot, ku ishte vetëm Hume Shabani, të cilën e futën në një prej dhomave dhe më pas shkelmuan murin për të hapur kasafortën me gur freksibel.  “Kanë qenë 500 e ca mijë euro”, rrëfehet kryefamiljari për emisionin Uniko.

“Kam qenë te prona, te bagëtia. I futa bagëtitë brenda dhe shkova të pi një kafe. Atje ishte një shok dhe u ula me të. Lokali është afër shkollës, shumë pranë banesës. Aty vjen shoferi i policisë dhe i them; ulu pi një kafe. ‘Jo’ më tha se do e pi andej. ishte bashkë me një kushëri të vetin. Pasi e piva dy herë ujin, më mori plaka më tha; u bë nami në shtëpi, ka ardhur policia. I kanë thyer dyert, u bë nami. Më kanë marrë dhe mua. Shkova të iki në shtëpi. I shkova atij Sandrit, punonjësit të policisë, i thash; çdo policia te shpia ime? Më tha; ‘s’di gjë, për krye të fëmijëve’.”, tha kryefamiljari.

E zonja e shtëpisë rrëfeu se tre persona i kishin ardhur dhe i ishin prezantuar si punonjës policie. “Kam ardhur prej dyqani dhe 3 persona më janë afruar. Pas meje erdhën dhe u ngucën se nuk i zinte dera. Më thanë; ça po bën? Po bëj gjellën i thash. Më thanë; ‘kemi ardhur për të kontrolluar për armë. Ku e ke djalin?’. I thash i kam në Itali. Më thanë; paske fjalë shumë, dil jashtë. Ishin të veshur me rroba policie për Zotin.”, pohoi ajo.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin