Veprimtar i lëvizjes kombëtare, etnolog, arkeolog dhe shkrimtar. Kleriku françeskan, Mësues i Popullit, Atë Shtjefën Gjeçovi përfaqësonte intelektualin erudit. Falë një pune të palodhur, grumbulloi qindra gojëdhëna, përktheu nga letërsia botërore, përgatiti monografi shkencore, si dhe shkroi artikuj dhe botoi tekste mësimore. Në punimet e tij bëri përpjeke, t’i lidhte besimet e lashta vendase me botën trako-ilire dhe pellazge.
Në rrëfimet e gojëdhënave, Gjeçovi shkruan kështu…
Zoti (Zeusi) pra mbas gojdhanës epirote nuk u lind në Dodonë në pallat të Kronit, por në Palavli të Delvinës ku ishin tëbanet (stanet) e Kronit, e prej këndej u dergue nepër Butrint me lunder e në Kretë. – Këtu e muarne në kujdes priftëneshat Kurite edhe e rritne Zeusin në shpellë të malit “Id”. – Kur e venin në gjumë Zeusin, ushtonte shpella prej kangësh e prej të trokitunave të shigjetave, që mos të ndigjonte Kroni vajin e foshnjes e të vinte e ta perpinte. Kuritat ishin vashëza këngëtare në za, e këto e rritne Zeusin. – Pra Kuritat e Dhiosit e rritne Zeusin.
Mbasi u rrit Zoti (Zeusi), erdhi në Epir e u ba perandor mbi Epir, Thesali e mbi Ellad. – Gojëdhana nuk thotë se e shfronësoi të atin – Kronin, siç bani Kroni me Uranin. Zonja Kjuro nga Palavlija i kishte pasë rrëfye Zoto Mollosit ketë gojëdhanë mbi Hyun: “Zoti kishte pasë luftë me gegët, (se gegët quheshin Qeravnarët a Titanët e të afërmit e tyne Antitan) edhe Zoti kishte ndihmëtarë njerëz me një sy edhe me njëqind duar (Kiklopët-Katallajt) të cilët luftonin me një fuqi të bindshme e për armë kishin hunjë të hekurt e trenë të ndezuna, e u binin lodertijevet në mal të Olimpit, e titanët ishin nepër male të tjera. – Kjo luftë zgjati dhjetë vjet. Shkaktarët e luftës ishin titanët (gegët) të cilët deshten me shfronësue Zotin e në kambë të tij me kunorzue për mbret Martin, pse ishte trim edhe i pashëm. – Në këtë luftë Zoti (Zeusi) doli ngadhnjyes; i vuni perpara gegët edhe i qiti tej lumit të Vjosës e në vend të tyne solli lapthit *Labët). – Në këtë luftë muarën pjesë të gjihë trimat mbretnorë (të gjitha perenditë). – Gegët të mundun u shkulen, e në vend të tyne mbretnoi Zeusi, vllaznit e tij e fëmijët e ti.
Mbasandej Zoti u hapi luftë kretasve. Ushtarët e Zotit (Zeusit) ishin labër.”
Nga: “Trashigime pellazge”- At’ Shtjefën Gjeçovi