E ardhmja e Cristiano Ronaldos duket gjithmonë e më larg Manchester United, me futbollistin që u raportua nga mediat angleze në ditën e djeshme se i kishte kërkuar shitjen “Djajve të Kuq”, lajme të cilat deri më tani nuk janë përgënjeshtruar nga ana e portugezit ose agjentëve të tij.
Ronaldo ka qenë gjithmonë i angazhuar të informojë fansat lidhur me të ardhmen e tij dhe lajmet që qarkullojnë për të në media, duke i përgënjeshtruar shpesh ato dhe duke dhënë sqarime për situatën, zgjedhje të cilën ylli portugez duket se nuk e ka zbatuar këtë herë duke qëndruar në heshtje.
Kjo zgjedhje e 37-vjeçarit për të mos i mohuar zërat e një largimi të mundshëm duket të jetë një tregues i qartë i krisjes së marrëdhënieve me klubin dhe dëshirës për një transferim diku tjetër.