MENU
klinika

Ndërpritet diskutimi parlamentar

VIDEO/ Deputeti i opozitës maqedonase i vë flakën propozimet francez

14.07.2022 - 20:59

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleski, sot në seancën plenare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut i ka vënë flakën propozimit francez. Ky gjest i tij u duartrokit nga ana e deputetëve të opozitës.

Para tij edhe deputeti tjetër opozitar, Dragan Kovacki në fjalimin e tij shumë herë iu drejtua deputetëve të shumicës qeverisëse me fjalët “tradhtarë, të degjeneruar, nuk meritoni të quheni maqedonas”.

Më pas tentoi të djegë dokumentin që po diskutohet sot, i cili bazohet në propozimin francez, por dështoi me çakmakun e tij.

Ndërkohë pas këtyre veprimeve, kryeparlamentari Talat Xhaferi, ndërpreu punimet dhe njoftoi se do të diskutojnë sërish nesër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN