MENU
klinika

Çfarë pritet të diskutojë me presidentin turk?

Vladimir Putin mbërrin në Iran

19.07.2022 - 16:28

Presidenti rus Vladimir Putin ka zbarkuar në Teheran ku do të zhvillojë bisedime me presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, sipas pamjeve të drejtpërdrejta të televizionit shtetëror rus.

Gjatë udhëtimit të tij, Putin do të diskutojë çështjen e eksporteve të grurit nga portet ukrainase dhe pritet të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët me Raisi dhe Erdogan, sipas Kremlinit.

Putin dhe homologët e tij pritet të diskutojnë gjithashtu ndihmën humanitare për Sirinë.

Vizita e Putinit në Iran është udhëtimi i tij i parë jashtë territorit të ish-BRSS që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë, udhëtimi i dytë i huaj në total.