MENU
klinika

Detajet e transferimit

Vrioni firmos në “Tokën e Premtuar”: Jam entuziast!

05.07.2022 - 18:09

Giacomo Vrioni është lojtari më i ri i Neë England Revolution. Sulmuesi shqiptar është zyrtarizuar te klubi amerikan, që militon në MLS, elita e futbollit të këtij vendi.

Për kartonin e 23 vjeçarit kuqezi drejtuesit e klubit amerikan pagoi 4 milionë euro, të cilat shkojnë në arkat e Juventusit. Vrioni zhvilloi paraqitje fantastike sezonin e fundit me Tirol në Austri.

Ai luajti 28 ndeshje, ku shënoi 19 gola. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij me skuadrën e re. “Jam shumë i entuziazmuar që nis këtë kapitull të ri në jetën time dhe në karrierë në Boston dhe MLS. Unë kam parë shumë futbollistë të talentuar që vijnë nga Europa dhe shkëlqejnë në MLS.

Kjo është arsyeja pse unë besoj se kjo është koha e duhur që të ndërmarr këtë hap në karrierën time. Pres me padurim të takohem sa më shpejt me shokët e mi të rinj të skuadrës, trajnerët si dhe tifozët e skuadrës”, ishin fjalët e sulmuesit shqiptar pas zyrtarizimit të marrëveshjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zhvillimet e fundit në merkato

Chelsea largon sulmuesit, a qëndron Broja?