MENU
klinika

Reagojnë serbët, thirrje UEFA-s

“Vrite serbin”, tifozët shqiptarë e kroatë bëhen bashkë

27.07.2022 - 16:18

Tifozët shqiptarë dhe ata kroatë janë bërë përsëri bashkë me thirrje fyese ndaj serbëve. Kjo ndidhi në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Shkupit dhe Dinamo Zagrebit, e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Tifozët shqiptarë dhe atë kroatë, njëjtë si në ndeshjen e parë të luajtur javën e kaluar në Zagreb, kanë brohoritur së bashku kundër serbëve. “Vrite serbin” dhe “Vdis Serbi”, ishin thirrjet që u dëgjuan më së shumti nga tifozët “Shvercerat” dhe “Bad Blue Boys”.

Kjo ishte një përgjigje ndaj tifozëve serbë, të cilët jo rrallëherë janë dëgjuar duke kënduar “vrite shqiptarin” dhe “shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”.

Gjithashtu, tifozët nga Shkupi kanë brohoritur edhe “UÇK”, duke ju referuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata shpalosën edhe flamuj të UÇK-së dhe flamuj kombëtarë shqiptarë.

Mediat serbe i kanë kritikuar ashpër thirrjet e tifozëve shqiptarë dhe të atyre kroatë kundër serbëve. “Kurir” e ka quajtur “turp” veprimin e tifozëve, ndërsa ka kërkuar nga UEFA të reagojë dhe t’i dënojë tifozët dhe klubet e tyre.

Mediat serbe kanë shkuar aq larg sa që e kanë akuzuar edhe UEFA-n se po bëhet e njëanshme, duke konsideruar se serbët dënohen kur thërrasin “Kosova është Serbi” dhe se Kosovën e falin kur bën “skandale të tilla”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN