MENU
klinika

“Një ditë do të luaj për Milan ose Barçën”

Xhemalallari, talenti shqiptar që ka idhull Messin

20.07.2022 - 18:51

Të rinjtë shqiptarë që kanë zgjedhur futbollin kanë plot shembuj jo vetëm në arenën ndërkombëtare, por edhe Kombëtaren shqiptare, duke nisur nga Hysaj, Kumbulla, Broja, Asllani e shumë të tjerë.

Sidomos në Itali, ka shumë fëmijë që po rriten në shembullin e tyre. Edhe pse të lindur në vendin fqinj dhe Shqipërinë e njohin vetëm kur vizitojnë të afërmit, ata që tani ëndërrojnë ngjyrat kuqezi.

Një prej tyre është edhe Gazmir Xhemalallari. Vetëm 14 vjeç, por me ambicie të mëdha. Prindërit i ka nga Dibra, por vetë është lindur dhe rritur në Venezia të Italisë. Pasioni për futbollin nisi në moshën 5-vjecare.

Skuadra e parë ishte Caorle, pjesë e së cilës ishte për plot 6 vite. Me pas ai vazhdoi rrugëtimin në San Dona Di Piave për 3 vite. Gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë në Summer Camp “Barcelona”, “Giorgone” dhe “Venezia”. Gjatë karrierës së tij ai është vlerësuar:

-Në vitin 2016 me trofeun e parë “Summer City Camp Caorle 2016”

-Në vitin 2017 nga “A.S.D. Sangiorgese 3° Torneo di Carnevale 2017”

-Në vitin 2018 “Summer Camp Caorle La Salute Campioni Del Mondo”

-Në vitin 2019 “Liventina Soccer Camp Miglori Capocannoniere”

-Në vitin 2022 “Caorle 2022 1° Stage Tecnico Mister Zannier”

“Absolutisht këto trofe më bëjnë të ndihem i vlerësuar dhe nxisin të punoj akoma më shumë dhe të vazhdoj pasionin tim. Përpos mbështetjes së vazhdueshme të familjes, një falënderim të vecantë dua të bëj për trajnerin Giorgio Zannier.

Ai më ka dhënë mbështetjen e pakushtëzuar për motivimin dhe për të mos hequr dorë, pavarësisht vështirësive. Të gjithë e duan futbollin, por Zannier më ka ka ushqyer cdo ditë me këtë pasion.

Shembulli perfekt në rastin tim është Lionel Messi. Do të isha shumë i lumtur të ndiqja hapat e tij dhe pse jo, një ditë, me shumë punë dhe vullnet të prekja majat.

Endrra ime është që një ditë të jem pjesëtar i Milan apo Barcelona. E di që nevojitet një punë shumë e madhe për të arritur aty ku dua, po me dashurinë që kam për futbollin, jam i sigurt që kurrë nuk do të heq dorë së ushtruari” – u shpreh për Konica.al talenti Gazmir Xhemalallari.