MENU
klinika

Pa llogaritur Casemiron

10 shitjet më të shtrenjta të Real Madrid

24.08.2022 - 18:09

Real Madrid shquhet për blerjet e shtrenjta, për çmime stratosferike, duke nisur që nga vitet 2000 me çmenduritë e kohës për Zinedine Zidane, e për të vazhduar më pas me Cristiano Ronaldo e Gareth Bale që prekën 100 milionë eurot.

Por në vitet e fundit Real Madridit është shquar edhe për shitje të shtrenjta, vlera të rëndësishme të lojtarëve që kishte vlerësuar me kohën, si kjo e Casemiros te Manchester United për 70 milionë euro, plus 15 milionë të tjera në formë bonusesh.

Për sa i përket renditjes së 10 të parëve, ajo kryesohet nga Cristiano Ronaldo, me 117 milionë eurot e paguara nga Juventus për të në vitin 2018, e për të vazhduar më pas me Angel Di Marian te Manchester United për 75 milionë euro, apo edhe 66 milionët e Alvaro Moratës te Chelsea në 2017-n.

cristiano ronaldo

Para Casemiros, shitjet më të shtrenjta listohen si më poshtë:

1) Cristiano Ronaldo 2018, Juventus, 117 mln €

2) Angel Di Maria 2014, Junajtid, 75 mln €

3) Alvaro Morata 2017, Chelsea, 66 mln €

4) Mesut Ozil 2013, Arsenal, 47 mln €

5) Mateo Kovacic 2019, Chelsea 45 mln €

6) Ashraf Hakimi 2020, Inter, 43 mln €

7) Robinho 2009, Manchester City, 43 mln €

8) Raphael Varane 2021, Manchester United, 40 mln €

9) Gonzalo Higuain 2013, Napoli, 39 mln €

10) Martin Oodegard 2021, Arsenal, 35 mln €

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN