MENU
klinika

Rama: Jemi me ju gjithmonë

15 fëmijë të heronjve që humbën jetën në krye të detyrë marrin statusin e përkujdesjes

30.08.2022 - 19:28

Statusi i veçantë “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës” i është dhënë 15 fëmijëve, bij të heronjve që sakrifikuan jetën në krye të detyrës apo për të shpëtuar jetë të tjera.

Fëmijët dhe familjarët e majorit Klodian Tanushi dhe mjekut Leonard Kamberi u pritën sot nga Edi Rama. Gjatë kësaj vizite nuk kanë munguar edhe batutat nga kryeministri.

Rama shprehet se i është akorduar statusi “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, si shprehje e zotimit tonë për t’iu bërë krah fëmijëve të tyre, me pagesën deri në 150% të pagës së prindit dhe paketën e plotë të mbështetjes nga shteti, derisa të jenë të zotët e vetes

*Pas dy fazave të para, ku Statusi i veçantë i është akorduar 15 fëmijëve, bij të heronjve që sakrifikuan jetën në krye të detyrës apo për të shpëtuar jetë të tjera, do të vijojë procesi i shqyrtimit të dosjeve nga komisioni i posaçëm për “Fëmijët në Përkujdesje të Republikës””, shkruan Rama.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345PreviousNext

“Ne na vjen mirë që e kemi krijuar mundësinë që t’i japim mbështetje të plotë fëmijëve që fatkikisht, do kenë 150% të pagës së prindit deri kur të dalin në jetë. Natyrisht që asgjë nuk e kthen prindin, por në të gjitha rastet, këta janë fëmijë të Republikës sepse baballarët e tyre ishin shërbëtorë të denjë të Republikës dhe janë heronj të Republikës. Kështu që, ju uroj me me zemër, cuna, që të jeni të denjë për babin dhe për mamin, natyrisht, sepse motra është e vogël akoma dhe ne do jemi gjatë gjithë kohës me ju, por edhe pasi të mos jemi ne do kenë të tjerë, këtë ligj nuk e ndryshon kush sepse nuk ka asnjë arsye ta ndryshojë. Deri kur të dilni nga universiteti, ju do jeni nën kujdesin e mamit, patjetër, por edhe të Republikës përmes qeverisë.” – u shpreh kryeministri Rama gjatë takimit me ta, duke theksuar se ky status do të mundësojë një mbështetje financiare, njësoj sikur prindi të ishte gjallë. “Kjo ishte diçka që kishim kohë që dëshironim ta bënim. Nuk kemi pasur mundësinë ta bënim qysh në krye të herës, por fatkikisht mundësitë u krijuan dhe për të gjithë këta fëmijë, ne jemi shumë të kënaqur që nuk mjaftohet shteti me një shumë në momentin kur ndodh fatkeqësia, sic ndodhte përpara, por është një ndihmë permanente. Pra, nga pikëpamja financiare, deri në fund këta fëmijë është sikur ta kenë prindin gjallë. Madje, edhe më shumë sesa paga.” – u shpreh Kryeministri.

Pas dy fazave të para, ku Statusi i veçantë i është akorduar 15 fëmijëve, bij të heronjve që sakrifikuan jetën në krye të detyrës apo për të shpëtuar jetë të tjera, do të vijojë procesi i shqyrtimit të dosjeve nga komisioni i posaçëm për “Fëmijët në Përkujdesje të Republikës”

“Në fazën e dytë të aplikimeve për aprovimin e statusit për “Fëmijët nën përkujdesje të Republikës”, janë dy familje, të cilëve u akordojmë këtë status, tre fëmijëve të majorit Dëshmor të Atdheut, Klodian Tanushit dhe mjekut obstetër-gjinekolog të spitalit rajonal të Vlorës, doktorit të ndjerë, heroit tonë që humbi jetën nga Covid-19, doktor Ronald Kamberit. Ne e kemi sqaruar që kjo është një paketë mbështetëse e plotë, edhe për arsimin, për shkollën e lartë gjithashtu, për shërbimet shëndetësore por edhe deri në punësimin e tyre. E kanë një mbështetje përgjatë gjithë periudhës, deri sa të dalin në jetë.” – shpjegoi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Njerëzit e zakonshëm, autorë të akteve të vetëmohimit për atdheun”

Rama i jep statusin e veçantë 11 jetimëve: Plotësuam amanetin!