MENU
klinika

NBA

97 milionë dollarë për dy vite, James shuan dilemat

08.08.2022 - 15:18

LeBron James është pranë rinovimit të kontratës edhe me dy sezone të tjera me Lakers. Sipas mediave amrikane, palët janë ulur në bisedime për të vijuar bashkëpunimin, ndërkohë që kontrata e mëparshme skadon më 30 qershor të verës së ardhshme.

Sipas marrëveshjes së re, “king James” pritet të arkëtojë 97.1 milionë dollarë për dy vitet e ardhshme (48 milionë për sezon). “Sinjalet tregojnë se palët dëshirojnë të vazhdojnë të bashkëpunojnë. Së bashku fituan edhe një fitull kampion në vitin 2020 në NBA”, shkruajnë mediat vendase.

Lakers dhe LeBron james nënshkruajnë marrëveshjen e re me idenë për të bashkëpunuar për forcimin e skuadrës, në mënyrë që të rikthehen te titulli së shpejti. Sezonin e fundit kalifornianët nuk u kualifikuan dot në fazën play off.

I njohur gjithashtu me akronimin LBJ dhe me pseudonime të ndryshme duke përfshirë “The kid from Akron”, King James (King James) dhe The Chosen One, konsiderohet si një nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Që nga viti 2022 ai është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e NBA-së në sezonin e rregullt pas vetëm Kareem Abdul-Jabbar, si dhe i dyti në finale pas Jerry West dhe i pari për pikët e përgjithshme midis sezonit të rregullt dhe playoff-it.

Në play-off ai mban rekorde të ndryshme duke përfshirë pikët e shënuara, vjedhjet, kërcimet në mbrojtje dhe fitoret Zgjedhja e parë e përgjithshme në Draft NBA 2003 dhe u emërua Rookie of Year në 2004, ai fitoi katër tituj NBA (dy me Miami Heat, një me Cleveland Cavaliers dhe një me Los Angeles Lakers) dhe po aq çmime sa MVP i sezonit të rregullt dhe finaleve.

Me kombëtaren amerikane ai mori pjesë në tre Olimpiada, duke fituar medaljen e bronztë në Lojërat e Athinës 2004 dhe medaljen e artë në Pekin 2008 dhe Londër 2012.