MENU
klinika

"Qeveria mendon se shkarkimi i Nanos do japë…"

A keni përgjegjësi për situatën e kriminalitetit?-Flet ministri i Brendshëm

31.08.2022 - 10:16

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë përgjegjës ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano për situatën e kriminalitetit në vend.

Çuçi u pyet nëse edhe ai vetë si ministër i Brendshëm ka përgjegjësi për këtë situatë, por ai u shpreh se ka shkallë përgjegjësie dhe Këshilli i Ministrave sipas tij ka vendosur që të shkarkojë Gledis Nanon për të patur një reagim më të fortë në luftën ndaj krimit të organizuar.

“Ka shkallë përgjegjësie, deri tani Qeveria dhe Këshillimi i Ministrave ka menduar se shkarkimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është një masë për të patur një reagim më të fortë në luftën ndaj krimit të organizuar”, tha Çuçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush do e zëvendësojë?

Shkarkohet nga detyra Gledis Nano