Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka reaguar ditën e sotme pas depozitimit të kërkesës nga ana e DPS-së në Kuvend, e cila kërkon votëbesimin e qeverisë.
Në një konferencë për mediat Abazoviç ka deklaruar se nuk e di nëse Qeveria do t’i mbijetojë 19 gushtit, por di se ata që filluan procedurën për votëbesimin nuk do të mbijetojë as politikisht.
“Një pjesë e njerëzve që e nisën procedurën dhe një pjesë e strukturave që e nisin atë procedurë, gjoja duke u fshehur pas Marrëveshjes Themelore, sigurisht që nuk do të mbijetojnë politikisht, qoftë kjo të realizohet më 19 gusht, në disa zgjedhje, në ato lokale në Podgorica, një pjesë e atyre strukturave sigurisht që nuk do të mbijetojë”, ka thënë Abazoviç, përcjellë RTCG.
Qeveria e Dritan Abazoviç u akuzua pasi firmosi marrëveshjen me Kishën Orthodokse Serbe.
Një ditë më parë Partia Demokratike e Socialistëve depozitoi dje në parlamentin e Malit të Zi kërkesën për votëbesimin e kryeministrit Dritan Abazoviç.