Notari 17-vjeçar rumun David Popovici, vendosi rekord të ri botëror në garën e 100 metrave stil i lirë, në garat e Kampionatit Europian të Notit që po zhvillohen në Romë (Itali).
Një rezultat i papritur. Popovici dha kohën 46”86, duke përmirësuar me 5 të mijëtat kohën e mëparshme 46”91, që mbahej nga braziliani Cesar Cielo Filho. Kjo kohë ishte vendosur në vitin 2009 po në Itali, në botërorin e atij viti.
Një kohë e jashtëzakonshme e notarit adoleshent rumun, që bëri një paraqitje të shkëlqyer në pishinë dhe theu një rekord që zgjaste prej 13 vitesh. Në podium në atë garë u ngjitën edhe hungarezi Kristof Milak (i dyti) dhe italiani Alessandro Miressi (i treti).
David Popovici. New World Junior Record. Third Fastest Time in History. 1:42.97 in the 200 Freestyle 🥶pic.twitter.com/bFjEliJV2j
— Kyle Sockwell (@kylesockwell) August 15, 2022