MENU
klinika

Çfarë dyshohet?

Agjentët sekretë rusë sulmuan ushtarët shqiptarë në uzinën e Gramshit, reagon për herë të parë qeveria shqiptare

20.08.2022 - 22:32

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë.

Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Gjendja shëndetësore e dy ushtarakeve shqiptare është e stabilizuar.