MENU
klinika

Nuk dihen shkaqet

Aksident në Fushë-Krujë, lëndohen dy persona

27.08.2022 - 11:36

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në aksin Fushë Krujë – Kamzë, pranë Niklës, mëngjesin e kësaj të shtune.

Burime bëjnë të ditur se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë marrë lëndime dy persona. Të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ne vendngjarje kane mbërritur ekspertet dhe policia për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.