MENU
klinika

Paralajmërimi i DASH

Al-Kaeda mund të hakmerret pas vrasjes së Aiman Al-Zauahiri

03.08.2022 - 19:48

Al-Kaeda mund të hakmerret me sulme terroriste pas vrasjes së kreut të saj Aiman Al-Zauahiri. Paralajmërimi vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që përmes një deklarate për shtyp paralajmëron shtetasit amerikanë në mbarë botën të bëjnë kujdes.

Departamenti i Shtetit thotë se vrasja e tij nga CIA mund të nxisë mbështetësit e Al Kaedës apo grupeve të tjera terroriste shenjestrojnë shtetasit amerikanë në mbarë botën, stafin diplomatik, ambasadat apo objektet e tjera që lidhen me Shtetet e Bashkuara.

Të dhënat e siguruara nga zbulimi amerikan tregojnë se grupet terroriste po vazhdojnë të hartojnë plane për kryerjen e akteve të terrorit kundër interesave të Shteteve të Bashkuara në rajone të ndryshme të globit. Taktikat variojnë nga sulmet vetvrasëse, atentatet, pengmarrjet apo vendosjet e bombave.