08.08.2022 - 12:58
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë prezent në natën përmbyllëse të festivalit “Sunny Hill”, që u mbajt për katër ditë radhazi në Parkun e Gërmisë.
Ai ka shijuar natën e fundit të festivalit, duke u argëtuar nën tingujt e muzikës.
Në një moment, Kurti ka dhënë edhe një përshëndetje të veçantë për të pranishmit në koncert, të cilëve u ka dërguar një zemër nga tribuna VIP.
Kujtojmë që më herët, ai e priti Dua Lipën së bashku me babain e saj, Dukagjinin në kryeministri, ku e vlerësoi për kontributin që ajo ka dhënë për Kosovën./abcnews.al