MENU
klinika

“4 ditë pa rroba”

Alketa Vejsiut i ndodh e papritura gjatë pushimeve

06.08.2022 - 09:11

Moderatores Alketa Vejsiu i ka ndodhur një incident në Vjenë.

Ajo ka ndarë një postim në Instagram ku ka shkruar se ka humbur valixhen gjatë udhëtimit të saj dhe është momentalish pa rroba, vetëm me çantën e dorës.

“Kam 4 dite qe me ka humbur valixhja transit ne Vjene! Pa rroba, vetem me cante dore, ne kete udhetim do shikoni megjithate nje njeri te gezuar. Nese keni pervoja te ngjashme me thoni ju ka ardhur valixhja? Pas sa ditesh? Ku jua derguan?,”-shkruan Alketa në postim duke theksuar se ky incident nuk ka arritur t`i prishë pushimet dhe se jeta është qejf.

Kujtojmë se Alketa na ka treguar një episod nga fëmijëria e saj duke përçuar dhe një mesazh mjaft motivues për të gjithë.

“Unë kur kam qenë e vogël njëherë, ngaqë prindërit e mi nuk kishin mundësi edhe kishin mbledhur lekët dhe më blenë një palë atlete kineze inkeliti, të cilat i vesha ditën e parë shumë e lumtur dhe i futa në llucë dhe i bëra copë-copë. Mami dhe babi m’i lanë dhe m’i vendosën në sobë me dru atje që të thaheshin dhe i harruan atje. Atletet që ishin mbledhja e gjithë parave të një viti pune u dogjën dhe unë të nesërmen në mëngjes nuk kisha më atlete. E kujtoj këtë si një ndër momentet më të trishta të jetës time. Më pas kuptova që edhe të jesh një Luli i vockël që ta kesh të çarë atë çizmen dhe të mos kesh atlete, edhe këmbëzbathur kur do t’i bësh gjërat, mund t’i bësh dhe ta gëzosh jetën.”– ka thënë prezantuesja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN