I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, analisti Preç Zogaj foli për ngjarjen e ëndë të ndodhur në Himarë ku një vogëlushe u plagos për vdekje nga skafi që drejtohej nga komisari Arjan Tase, si dhe protestat që vijuan më pas nga qytetarët që kërkonin drejtësi për Jonadën.
Ai tha se protestat janë një reagim i domosdoshëm i qeverisë, ndërsa e cilësoi tragjedinë në Himarë pasojë të moszbatimit të ligjit.
“Ia vlen të protestohet end për një tragjedi si e Himarës, për të shkuar sa më thellë në analizën e rastit, por dhe për të kuptuar kontekstin që ndodhin të tilla ngjarje, të evitueshme. Është një ngjarje që reflekton një arrogancë të përgjithshme, moszbatim të ligjeve…”, u shpreh ai.
Sa i takon situatës politike në vend, ai tha se problemi kryesor është korrupsioni dhe se qeveria meriton të largohet nga pushteti. Lidhur me aferën e inceneratorëve, ai tha se “është një krim që dëshmon një nivel të lartë të shpërbërjes kapilare të sundimit të ligjit dhe shtetit në piramidën e ekzekutivit”.