MENU
klinika

Sërish tensione mes Turqisë dhe Greqisë

Ankaraja: Avionët grekë duan të na sulmojnë

25.08.2022 - 13:18

Turqia ka përsëritur pretendimet se avionët luftarakë grekë kanë tentuar të sulmojnë avionët luftarakë turq gjatë një stërvitjeje të nivelit taktik në Egje.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se avionët grekë F-16 tentuan të sulmojnë avionët e zbulimit AVACS të NATO-s dhe dy avionë turq F-16 që merrnin pjesë në stërvitjen Nexus Ace më 24 gusht.

Sipas akuzave të Ankarasë, pilotët grekë e vendosën avionin turk nën bllokimin e radarit. Greqia mohoi akuza të ngjashme të bëra nga Ministria turke e Mbrojtjes dy ditë më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Franca paralajmëron Turqinë dhe i del në krah Greqisë

“Mesdheu Lindor s’është shesh loje për ambiciet e disave”

Tensione Greqi-Turqi/ Deklarata e Erdogan

“Do të kryejmë stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor”

Analisti grek tregon 2 skenarët me Turqinë

“Në rast lufte Erdogan do merrte ishujt ose…”