Aubameyang është sulmuar dhe grabitur në shtëpinë e tij. Sipas burimeve policore, raportohet se futbollisti gabonez i Barcelonës ka rënë pre e të paktën katër grabitësve të armatosur, të cilët i hynë në shtëpi në Castelldefels.
Policia ka relatuar vjedhjen e dhunshme të shtëpisë së tij këtë të hënë në mëngjes. Siç raportoi “El País”, duke cituar burime policore, të paktën katër burra shkuan deri në kopsht, kërcënuan sulmuesin gabonez me armë zjarri, shufra hekuri dhe e goditën.
Grabitësit thuhet se kanë ikur me një Audi A3 të bardhë dhe “Mossos d’Esquadra”, që ka marrë lajmin nga gruaja e futbollistit rreth orës 1 të mëngjesit, po kërkon agresorët.
Sulmuesi 32-vjeçar, i cili mund të ndryshojë klub gjatë kësaj merkato vere, është futbollisti i dytë i skuadrës katalanase që brenda pak ditësh bie viktimë e një akti kriminal.
Sulmuesi polak Robert Lewandowski ishte subjekt i një vjedhjeje të një ore luksoze në afërsi të “Ciutat Esportiva” në “Sant Joan Despí”. Policia menjëherë rikuperoi orën dhe arrestoi hajdutin.