MENU
klinika

Arrestimi i rusëve në Gramsh

Peleshi zbulon një nga pistat e hetimit

22.08.2022 - 14:35

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka komentuar sot ngjarjen e ndodhur në Gramsh të shtunën, ku tre shtetas të huaj, dy rusë dhe një ukrainas u kapën pasi sulmuan dhe dy ushtarë shqiptarë dhe dyshohet se merreshin me spiunash.

Në një konferencë për mediat, Peleshi tha se ngjarja po trajtohet me seriozitet nga të gjitha strukturat, ai Antiterrori, SHISH, policia dhe Prokuroria, edhe në këndvështrimin e situatës që ka shkaktuar pushtimi rus në Ukrainë.

Sipas tij ngjarja në Gramsh “und të ketë pasur synim për të devijuar vëmendjen nga një skenar tjetër”.

“Në Gramsh se aty kemi një grup të huajsh që as nuk kanë tentuar ta vizitojnë atë zonë ushtarake me leje sipas procedurës por kanë tentuar të hyjnë njëri kapërceu rethimin e kur është ndaluar nga dy ushtarakët ka reaguar në mënyrë të dhunshme.

Ngjarje që nga ne po trajtohet me seriozitet, se kemi të bëjmë me tre të huaj që kishin goxha ditë në Shqipëri e nuk kanë qenë vetëm në Gramsh por dhe në zona të tjera, e si ngjarje mund të jetë dhe një ngjarje që nuk na shqetëson shumë se çfarë kanë fotografuar por nga ana tjetër mund të ketë pasur synim për të devijuar vëmendjen nga një skenar tjetër.

Jemi në një kohë të prishjes së ekuilibrave gjeopolitike por cdo ngjarje meriton të shohiom jo si duket por dhe në mënyrë të tërthortë.

Përpunojnë cdo informacion dhe në kontekstin e prishjes së ekuilibrave kryesisht pas agresionit rus në rajon, jemi në një rajon delikat, Ballkani është kompleks, jo të gjtha shtetet kanë të njëjtën agjendë, Shqipëria është kampion për orientimin e vet perëndimor por jemi të brishtë si rajon ndaj na bën dy herë më të vëmendshëm”, tha Peleshi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Incidenti i dytë në Poliçan

Mediat greke: Thriller spiunazhi në Shqipëri

“Gramshi” mund t’iu kushtojë vizat rusëve

Ministrat e BE mblidhen për të diskutuar ‘spiunazhin’ në Shqipëri

Dyshohet se janë pjesë e shërbimeve sekrete

Policia gjen një aparaturë spiunazhi në çantën e 24-vjeçarit rus