Ashtu siç edhe pritej, kampionati i futbollit në Ukrainë do të hasë në shumë vështirësi duke qenë se bëhet fjalë për një vend i cili është në luftë.
Problemet janë shfaqur që në javën e parë të tij teksa ndeshja e luajtur në Lviv mes Ruch Lviv dhe Metalist Kharkiv është ndërprerë plot tre herë për alarme në lidhje me një sulm ajror të mundshëm.
Lojtarët dhe i gjithë personali i angazhuar për ndeshjen kanë nxituar për t’u strehuar në bunkerë ndërsa siç bën të ditur shtypi ukrainas ndeshja zgjati për më shumë se katër orë. Ndërprerja e parë erdhi në minutën e 44-të të pjesës së parë dhe zgjati plot 40 minuta.
Më pas lojtarët u rikthyen në fushë për të bërë nxehmje ndërsa pushimi mes pjesëve zgjati vetëm shtatë minuta dhe jo 15 si normalisht për shkak të kohës së humbur.
Перша тривога на матчах УПЛ. Рух – Металіст. 43 хвилина.
Козловський кричить: та дайте вже дограти ті дві хвилини pic.twitter.com/evx2Jc7xGs
— Андрій Сеньків (@sydoriv_castle) August 24, 2022
Gjithsesi, pjesa e dytë nuk zgjati shumë pasi vetëm gjashtë minuta nga starti i saj sërish alarmi për një sulm ajror ndëpreu ndeshjen. Këtë herë kohëzgjatja e ndërprerjes ishte plot 1 orë 11 minuta, teksa në vijim ndeshja zgjati deri në minutën e 77-të, kur një tjetër alarm e ndërpreu për herë të tretë sfidën.
Pas 33 minutash pauzë, ndeshja rifilloi për t’i shkuar deri në fund teksa ishin miqtë ata të cilët triumfuan me rezultatin 1-2 në një situatë tejet të pazakontë dhe të vështirë për të luajtur futboll.
Kujtojmë se në Ukrainë janë transferuar këtë merkato edhe tre ish-lojtarët e Tiranës, Ardit Toli, Ennur Totre dhe Taulant Seferi që janë bërë pjesë e Vorskla Poltavës. Ndërsa Realdo Fili është pjesë e Odesa-s.