MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Asllani projektohet titullar për startin e Serie A

06.08.2022 - 14:05

Inter do të përballet me Villarreal në miqësoren e fundit të fazës përgatitore, përpara fillimit të kampionatit dhe pritet që mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, të jetë titullar në këtë përballje.

Siç bën me dije “Corriere dello Sport”, Brozovic do të mungojë në këtë sfidë për shkak të një dëmtimi dhe Inzaghi nuk kërkon që ta rrezikojë edhe për startin e kampionatit përballë Lecces, por që as kjo nuk duket shumë e sigurt.

Për këtë arsye, e përditshmja italiane thekson se në vendin e kroatit do të jetë Asllani, i cili mund ta zëvendësojë dhe në javën e parë të kampionatit, nëse Brozovic nuk ia del.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN