Nuk ka të ndaluar krimet në vend. Pas dy vrasjeve mbrëmjen e kaluar në Sarandë dhe Elbasan, një tjetër krim i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme (18 gusht), këtë herë në Vlorë, ku dyshohet se janë vrarë dy persona.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, pranë nënkalimit të Panajasë, ndërsa korrespondenti i Panorama raporton se personat janë vrare brenda ne makine.
Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
Kujtojmë që nje dite me parë, Madrid Ulqinaku, u qëllua me disa plumba në momentin që po tentonte të hipte në automjetin e tij që ishte parkuar anës rrugës pranë stadiumit të Elbasanit.
Ndërsa dy vëllezër i morën jetën nga goditjet me thikë 41-vjeçarit Klodian Bakiaj, pas sherrit banal për një vend parkimi.