MENU
klinika

Çfarë i kërkojnë?

Autoritetet shqiptare njoftojnë Ambasadën e Rusisë për sulmin në Gramsh

21.08.2022 - 07:58

Autoritetet shqiptare përfshirë policinë, Ministrinë e Mbrojtjes, Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Agjencinë e Anti-terrorit po zhvillojnë hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gramsh, ku dy ushtarakë u sulmuan nga dy shtetas rusë dhe një ukrainas.

Sipas News 24, ka dyshime të forta nga ana e Anti-terrorit që pajisja e gjetur në çantën e shtetasit rus Mikhail Zori nuk është aparat fotografik, por një pajisje spiunimi dhe se të arrestuarit janë agjentë të shërbimeve sekrete ruse.

Pas provave të mbledhura pas ngjarjes së rëndë, mësohet se autoritetet shqiptare kanë njoftuar Ambasadën e Rusisë në Tiranë, për të kërkuar informacion të thelluar për shtetasit rusë, që tentuan të hynin me forcë në perimetrin e ruajtur me roje ushtarake.