MENU
klinika

Moto GP

Bagnaia triumfon në Austri, lufta për titull e hapur

21.08.2022 - 16:09

Francesco Bagnaia fiton Çmimin e Madh të Austrisë, etapën e 13-të sezonale të kampionatit botëror të MotoGP. Piloti i skuadrës Ducati ka triumfuar përpara francezit Fabio Quartararo dhe shokut të skuadrës Jack Miller.

Me suksesin në pistën “Red Bull Ring”, Bagnaia shkurton me 5 pikë diferencën me Quartararo, që vazhdon të kryesojë renditjen e pilotëve me 32 pikë më shumë se Aleix Espargarò dhe 44 më shumë se italiani i Ducatit.

Ka qenë i pafat Bastianini, që u nis nga vendi i parë, që për shkak të një problemi tek motori i tij Desmosedici i skuadrës Gresini u detyrua që të tërhiqej nga gara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN