MENU
klinika

Klubi i detyruar të shesë

Barça kantier ndërtimi, Laporta premton Messi-n

08.08.2022 - 15:29

Në krizë ekonomike dhe me lojtarë të pa federuar, por në fushë Barcelona është mbresëlënëse. Ekipi i Xavi dhuroi një spektakël ofensiv në trofeun Gamper, ku mposhtën ekipin e Pumas me rezultatin e thellë 6-0.

Robert Lewandowski shfaqi një formë të shkëlqyer ku realizoi një gol, dhurojë 2 asiste të pastra dhe goditi shtyllën. Dy herë Pedri, Dembele, Aubameyang dhe De Jong ishin autorët e tjerë të golave. Pavarësisht se në këtë merkato vere klubi blaugrana ka afruar shumë lojtarë, gjigandët spanjoll mbetet ende aktiv si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Frenkie de Jong mbetet një emër fiks, por mesfushori holandez nga një i larguar i sigurt mund të qëndrojë në “Camp Nou”. Presidenti Laporta theksoi se dëshira e palëve është të vijojnë bashkëpunimin por Chelsea nuk heq dorë.

Nga ana tjetër mediat spanjolle kanë zbuluar një prapaskenë interesante. Leo Messi mund të rikthehet sërish në tokën ku u bë i famshëm, në Barcelonë, por kjo pritet të ndodh sezonin pasues. Messi pritet të qëndrojë në Paris deri në fund të këtij sezoni, kohë kur i përfundon kontrata, për tu rikthyer sërish në “Camp Nou” falas.

Kjo është dëshira e “pleshtit”, por edhe e Barcelonës, për ti bërë një mbyllje të denjë karrierës së një prej lojtarëve më të mirë të gjithë kohërave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN