Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta ishte i pranishëm gjatë prezantimit të Jules Kounde. Presidenti i Barcelonës foli për nënshkrimet e reja, të cilat duhet të regjistrohen deri më 13 gusht dhe për objektivat e së ardhmes.
Katalanasit deri tani kanë firmosur me Kessie, Christensen, Leëandoëski, Raphinha dhe se fundmi edhe Kounde. Por, mund te mos kete mbaruar me kaq merkato e blaugrana-ve.
“Ne jemi optimistë, po bëjmë gjithçka që është e mundur për të regjistruar nënshkrimet e reja. Shpresoj që interpretimi që i bëjmë rregullores të jetë njësoj si liga e futbollit.
Ka kohë deri më 13 gusht”, do të theksonte fillimisht numri një i klubit. Lojtari i Manchester City, Bernardo Silva është përfolur shumë kohët e fundit për një kalim në “Camp Nou”, ndërsa për këtë ka dhënë mendimin e tij edhe Laporta.
“Së pari duhet të regjistrojmë lojtarët, pastaj të shohim se çfarë të bëjmë nëse trajneri kërkon më shumë përforcime”, ka përfunduar presidenti i Barçës. Përforcime e bëra deri më tani nga Barcelona, pavarësisht gjendjes së vështirë ekonomike kanë sjellë entuziazëm në “Camp Nou” se skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez do të bëjë mirë sezonin e ardhshëm.
Për këtë është optimist edhe mbrojtësi i blaugranave, Sergi Roberto. Ylli spanjoll beson se Barça tashmë është një prej skuadrave më të mira në Evropë, nëse jo më të mirën, prandaj duhet të synojnë të gjithë titujt.
“Ne kemi një nga skuadrat më të mira në Evropë, nëse jo më të mirën, dhe s’mund të ketë arsyetime. Ka shumë kompeticione dhe do të jetë mirë për ne të luftojmë për të gjithë titujt, që është qëllimi ynë”, shtoi spanjolli. Sergi Roberto ka vuajtur gjatë nga një dëmtim dhe sezonin e kaluar kishte shumë pak minuta në dispozicion. Këtë sezon ai do të provojë të rifitojë një fanellë titullari në formacionin e Xavit.
Sakaq, “FC Barcelona njofton shitjen e 24.5% të Barça Studios tek kompania http://Socios.com për një shumë prej 100 milionë euro për të përshpejtuar rritjen e strategjisë audiovizive dhe blockchain, NFT dhe Web.3 të Klubit”.