Më 18 tetor pritet të nisë sezoni 2022-2023 në NBA. Revista e njohur “Spotrac”, ka zbuluar se cilat janë pagat e basketbollistëve, duke nxjerrë edhe 10 më të paguarit.
Në krye të listës është Stephen Curry (Golden State), ndjekur nga dy lojtarë të Lakers, Westbrook e LeBron James. Ajo që bie në sy është se “top-10” më të paguarit marrin të gjithë mbi 40 milionë dollarë në sezon.
I 11-ti, Rudy Gobert, merr 38.1 milionë dollarë. Gjashtë lojtarë janë nga Konferenca e Perëndimit, ndërsa katër nga ajo e Lindjes.
Më të paguarit, sezoni 2022-23
1-Stephen Curry, 48 mln $
2-Russell Westbrook, 47 mln $
3-LeBron James, 44.4 mln $
4-Kevin Durant, 44.1 mln $
5-Bradley Beal, 43.2 mln $
6-Giannis Antetokounmpo, 42.4 mln $
7-Kawhi Leonard, 42.4 mln $
8-Paul George, 42.4 mln $
9-Damian Lillard, 42.4 mln $
10-Klay Thompson, 40.6 mln $