Ish kryeministri Sali Berisha dha sot disa mesazhe politike teksa mori pjesë në inaugurimin e Teqesë në Homesh të Bulqizës, mes qytetarëve dhe përfaqësuesce të komunitetit bektashi. Berisha bëri thirrje që ta duam më shumë vendin tonë, që të rinjtë ta ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre si dhe për arsyen që “armiku Beogradi ka shtrirë sot influencën më shumë se kurrë në Shqipëri”.
“Sot jemi këtu për të nderuar, festuar, gëzuar inagurimin e teqes së re por mesazhet e saj janë të jashtëzakonshme, si për ne, si për gjithë shqiptarët.
Mesazhi i parë sot e që është më aktual se kurrë qëndron që ne duhet ta duam shumë këtë vend, teqet inspirojnë dshuri e paqe e besim.
Vendi ynë ka nevojë të madhe, Homeshi, Dibra e Shqiëria kanë nevojë më shumë se kurrë për dashurinë tonë.
Pasdite do jem në Peshkopi, kudo të shkosh këtu ka një histori, sakrificash, gjaku, pas largimit të armikut shekullor, në armik tjetër u shfaq, për fat të keq ky armik tjetër që është Beogradi e ka shtrirë sot influencën më shumë se kurrë në Shqipëri ndaj ne duhet të bëjmë gjithcka për ta dashur këtë vend, që këta fëmijë e të rinj ta ndërtojnë këtu vendin e tyre, pasuritë që ka Bulqiza e Peshkopia mjaftojnë për shumë herë më tepër banorë që sot kanë këto treva.
Sot braktiset se një politikë e caktuar ka bërë që këto pasuri të mos jenë bekim për shqiptarët, por dhe mallkim, ndaj le të në frymëzojë ne sot ky akt sa hyjnor aq dhe atdhetar për ta dashur më shumë Homeshin, Bulqizën, Dibrën dhe Shqipërinë”, u shpreh Berisha.