Antropologe dhe etnografe sociale norvegjeze, drejtuese e Institutit të Kërkimeve të Paqes (PRIO) midis viteve 1978 dhe 1982 në Norvegji.
Berit Backer lindi më 3 gusht 1947. U dallua si aktiviste e të drejtave të njeriut, që luftoi për kauzat kombëtare shqiptare, pjesën më të madhe të jetës.
Ajo botoi literaturë për strukturat e familjes shqiptare, nga studimet e kryera në fshatin Isniq, në luginën e Rugovës, Kosovë.
Berit fliste rrjedhshëm gjuhën shqipe.
Botimi “Prapa Mureve të Gurit”, një studim social antropologjik i shoqërisë tradicionale shqiptare, që u fokusua në formimin dhe evoluimin e strukturave shtëpiake dhe familjare në mesin e shqiptarëve të Kosovës.
Libri është shkruar në bazë të punës në terren, në fshatin Isniq, të Kosovës perëndimore, në vitin 1975.
Backer vdiq papritur në vitin 1993, pasi u godit për vdekje me thikë, nga një person me probleme mendore.
Në fotografi, Berit Backer me veshje tradicionale dukagjinase, në Isniq, Kosovë, shtator 1976. Fotografia nga Ann Christine Eek.