MENU
klinika

Kupat e Evropës

Bie Shkupi, dy ekipe shqiptare shanse reale për play-off

04.08.2022 - 22:58

Dy ekipe shqiptare, një nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Kosova janë pranë kualifikimit në play-off të Conference League. Ndërsa Shkupi u mund 3-1 në ndeshjen e parë në Irlandë ndaj vendasve të Shamrock në Europa League.

Gjithsesi, kampionët e Maqedonisë ende nuk e kanë thënë fjalën e tyre, pasi është ndeshja e kthimit pas një jave. Golin e vetëm për shkupjanët e shënoi Queven në 77’ dhe në 10 minutat e fundit luajtën me 10 vetë pas daljes me të kuq të Hamidit. Dhe në minutën e 96’ irlandezët shënuan golin e tretë.

Ndërsa Shkëndija e Tetovës dhuroi një paraqitje mbresëlënëse në transfertë ndaj skuadrës suedeze AIK në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Conference League. Kuqezinjtë tetovarë, të drejtuar nga Artim Shaqiri barazuan 1-1 në këtë sfidë.

Tetovarët meritonin shumë më tepër për atë që dhuruan në fushë, pasi përveçse shënuan që në sekondën e 27-të me “Buba” Hasanin, krijuan momente të tjera për gol në portën e kundërshtarëve. Ndërkohë golin e barazimit për skuadrën vendëse e shënoi Guidetti me kokë në minutën e 17-të. Beteja për kualifikimin zhvendoset në Shkup pas një jave.

Ballkani fitoi 3-2 ndeshjen e parë ndaj Klaksvik të Ishujve Faroe dhe lë të hapur çështjen e kualifikimin në sfidën e kthimit që do të luhet pas një jave në transfertë, kur i kishte mundësitë të fitonte më thellë.

Kampioni i Kosovës, në fakt, shpërdoroi një epërsi prej tre golash, duke pësuar dy herë në pjesën e dytë, për t’i dhënë shpresa reale kundërshtarit për avancimin në fazën play off.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Vllaznia e Lazio, te trajner i Kombëtares

100 vjetori i lindjes së legjendës Loro Boriçi